TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2024, 11:26

‘Merrni florinjtë, shtëpinë do ia lë motrës’, Ilir Meta lë amanetet para se të hyjë në burg

Shkruar nga Pamfleti

‘Merrni florinjtë, shtëpinë do ia lë

Kryetari Partisë së Lirisë në fjalën e tij ditën e sotme, veç akuzave ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, ka folur edhe për pasuritë e veta.

Meta duket sikur ka nisur t ëlërë amanetet e fundit para se të prangoset, duke thënë se pasuritë e tij ti shpërndahen popullit, ndërsa një pjesë të shtëpisë do ia lë motrës, e cila po mban dhe prindërit.

“Ka amerikanë të ndershëm dhe patriotë dhe fundërrina si McGonigal. Ndaj thirri mendjes. Ky është nga Kolonja, kjo nga Gjirokastra. Jam krenar që kam dy bashkëpunëtorë të tillë. Ju pyesni; jo Monika, jo kjo, se janë të stisura këto nga Rama, Veliaj dhe gazetarë që marrin lekë nga inceneratorët. Unë krijova një parti të re, se e bllokoi rrugën e integrimit Nano. Ai humbi shumë raste për veten dhe Shqipërinë. Kur më tha dhe kuptoi se kjo punë kishte marrë fund më tha; pse të ka ngelur hatri ty. Po të doja e kisha vënë veten në listë i pari. Kisha gjithë shtetin dhe Fatos Nanon kundër. Thashë; o dalë deputet atje ku kam qenë, ose nuk shkoj në Kuvend. Nuk bëj parti për të dalë deputet, apo për familjen.

Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Kam një shtëpi, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës. Kam dhe një motër që ma ka falur zoti, se po më kujdeset për prindërit e mi”, tha Meta.

 

ilir meta altin dumani spak

Lini një Përgjigje