TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2025, 19:20

Mediu i frikësohet SPAK-ut: Të rishikohet Reforma në Drejtësi, s’mund të fitohet kredo vetëm sepse procedohen disa politikanë!

Shkruar nga Pamfleti

Mediu i frikësohet SPAK-ut: Të rishikohet Reforma në

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se Reforma në Drejtësi ka nevojë për një vlerësim dhe rishikim. Ai tha se përmes disa vendimeve, drejtësia e re ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën.

Mediu shtoi gjithashtu se nuk mund të fitohet kredo në publik vetëm se po procedohen disa politikanë. Ai tha gjithashtu se drejtësia është përdorur për të goditur autoritetin e opozitës, siç sipas Mediut, ndodhi para zgjedhjeve të 11 majit.

“Mendoj që është një vlerësim, përpara se të shkojmë te rishikimi. Për ta vlerësuar faktikisht a kemi një drejtësi të pavarur dhe funksionale apo jo. Drejtësia e pavarur dhe funksionale garantohet nga integriteti i njerëzve që janë në këtë sistem. Dhe duhet parë edhe organizimi dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë, për t’i dhënë drejtësi qytetarëve.

Edhe fakti që drejtësia përdoret në kundërshtim me kushtetutën në kodin e procedurës penale si një gjueti kundër autoritetit të opozitës siç ndodhi para zgjedhjeve, për të krijuar një ide që problemi është opozita dhe jo qeveria që ka 14 vite në pushtet pothuajse, është diçka që patjetër duhet rishikuar. Nuk mundet të fitohet kredo se po procedohen politikanë dhe nga ana tjetër të shkelet kushtetuta dhe ligji”, tha mes të tjerash Mediu në një lidhje live për ‘Ditari i Pasdites’ në A2 CNN.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Për çështje të ndryshme, por për nevoja të njëjta , politikanët e zënë në faj kërkojnë mbrojtje nga imuniteti, mbrojtje dipllomatike dhe mbrojtje nga Partia. Belën po e mbron Edi.Ty po të ha pabesisht dhe padrejtësisht SPAK dhe organet e drejtësisë? Ndërro avokat, ose falju fatit.

    Lini një Përgjigje