TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 10:01

PS zyrtarizon kandidatët për kryebashkiakë më 25 Mars, Rama: I kemi gati emrat për 14 Majin

Shkruar nga Pamfleti
PS zyrtarizon kandidatët për kryebashkiakë më 25 Mars, Rama:
Edi Rama

Në 25 mars Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për bashkitë. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e PS-së për të diskutuar për emrat dhe strategjinë.

Në fund të mbledhjes, kreu i socialistëve tha për mediat se vëmendja e qeverisë është përqendruar në disa aspekte, qeverisja dhe fushata.

Rama tha se pak a shumë edhe kandidatët janë gati, ku sqaroi se një pjesë e tyre janë aktualisht në detyrë.

“Jemi në hapat e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet, në fund të muajit bëhet regjistrimi i kandidatëve, listat për këshilltarët dhe nga ana tjetër përtej këtij aspekti është dhe ai programatik i fushatës specifikat e zonave të ndryshme si dhe përmbajtja thelbësore në rrafshin kombëtar. Në një moment që përtej vështirësive që kemi hasur si rezultat i luftës, shtrëngimeve në mbarë Europën jemi duke ecur mirë, kemi bërë një hap të rëndësishëm për rritjen e pagës për mjekët specialistë të cilët do të shpërblehen duke filluar muaji Prill, jemi mbi Kosovën dhe në një mesatare të larë. Po bëjmë një ligj të ri për një terësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta duke nisur nga ato digjitale, të ofrojmë paga konkurruese në treg.

Procesi i integrimit në BE kërkon një rritje të numrit të drafteve ligjore, kemi nevojë të rrisim pagat dhe të kemi më të mirët në shërbim të shtetit e deri te agronomët e të tjera profesione që do të sjellin lart sistemin e pagave. Me ligjin për tatimin e të ardhurave personale heqim plotësisht taksimin mbi pagën deri në pagën 50 mijë lekë të reja, të gjitha këto shoqëruar me rritjen e ndjeshme të investimeve të huaja në turizëm na bëjnë ta shikojmë me optimizëm të nesërmen. Është themelore për burimet njerëzore për të pasur njerëzit e duhur në mënyrë që sipërmarrjet të funksionojnë”, u shpreh Rama.

ps rama

Lini një Përgjigje