TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2024, 10:35

“Mbylle gojën, gore”/ Bardhi përplaset me Nikollën dhe Braçen: Rama të vijë urgjentisht të japë llogari se na acarove nervat

Shkruar nga Pamfleti
“Mbylle gojën, gore”/ Bardhi përplaset me Nikollën
Gazment Bardhi

Seanca e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me ankesat e deputetëve të opozitës për mungesën e njoftimit në lidhje me pranimin ose jo të interpelancave të thirrur nga opozita.

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për dosjen e Xibrakës.

Mos marrja e një përgjigje nga Kuvendi, e ka acaruar Bardhin, i cili ka pasur një përplasje me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Sipas tij, Nikolla ka refuzuar kërkesën sepse ka frikë nga Rama.

Bardhi pas përplasjes ka këmbëngulur për interpelancë me kryeministrin Rama.

“Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit te mediat italiane. Ju e keni rrezuar kërkesën, dhe e kuptoj sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni sepse ai ka frikë. Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset Kuvendit. Është Kuvendi që do duhet të vendos, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit.”, iu drejtua Bardhi kryeparlamentares Nikolla.

Më pas me tone të larta Bardhi tha se Rama ka intimiduar edhe median shtetërore të RAI3 dhe duhet të japë llogari.

"Javën e shkuar pas kërkesës së refuzuar që kryeministri të vinte të jepe përgjigje për përfshirjen e tij në laboratorin e Xibrakës. Tani pasi një emisioni në Itali, Rama ka tentuar që të ushtrojë presion ndaj medias shtetërore në RAI3. Në Itali në senat telefonatën e kryeministrit Rma ndaj drejtorit të RAI3 e kanë konsideruar si të papërshtatshme. Kryeministri Rama e ka pranuar telefonatën duke shpjeguar se ka qenë duke mbrojtur sekretarin e tij, që RAI e konsideron si avokatin e trafikantëve. Por dokumentari kishte të bënte për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në laboratorin e Xibrakës. Nëse cështja e parë trajtohet nga drejtësia, kryeministri duhet të shpjegojë arsyet që e kanë detyruar që të trajtojë mediat italiane si median në Shqipëri. Sikur raportojnë vetë gazetarët dhe profesionistë, nuk la redaksi kombëtare apo TV të tjera, pa i telefonuar personalisht që të mos jepnin denoncimin për vëllanë e tij, por kjo telefonatë ndaj drejtorit të RAI dëmton imazhin e Shqipërisë, një vendi kandidat për në BE, që guxon për të intimiduar drejtorin, cenon interesin publik të Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të vendit.  Në këtë kuadër kemi kërkuar që kryeministri të japë shpjegime të plota mbi arsyet dhe përmbajtjen e telefonatës me drejtorin e RAI3. Kjo ka të bëjë me veprimtarinë e tij si kryeministër. Sepse nuk e telefonoi Rama drejtorin si piktor, por e ka telefonuar drejtorin e RAI3 si kryeministër i Shqipërisë dhe në këtë rast ka të bëjë me veprimtarinë shtetërore të tij. Do të ishte në nderin tuaj kryetare që të respektoni Kushtetutën dhe ta përfshinit interpelancën në rendin e ditës dhe t’i linit turpin e të fshehurit si frikacak kryeministrit dhe jo mazhorancës.", tha Bardhi.

Pas përplasjes me Nikollën ai u përplas edhe me deputetin Erion Braçe.

“Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”, i drejtohet Gazment Bardhi-Braçes.

gazment bardhi

Lini një Përgjigje