TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2024, 09:59

Synimet e errëta të Giorgia Melonit që fshihen pas ndryshimit të Kushtetutës italiane

Shkruar nga Andrea Valentino
Synimet e errëta të Giorgia Melonit që fshihen pas ndryshimit
Giorgia Meloni dhe Edi Rama /

Mund të ngjajë mizore të thuhet por marrëveshja e fundit e Melonit me Shqipërinë, e cila do të ri-strehojë disa azilkërkues përtej Adriatikut, ka të ngjarë të bëjë më shumë për të frenuar rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm sesa çdo ndryshim në nenin 94...

Në pamje të parë, Kushtetuta italiane i ngjan një teksti mizor: një grumbull zhargonesh dhe praktikash të pakuptueshme nga njerëzit e thjeshtë. Por nuk duhet nënvlerësuar fuqia që zotëron ajo. Sepse La Costituzione, dikton mënyrën e qeverisjes së gadishullit Apenin.

Dhe nëse rishkruhet ashtu siç dëshiron kryeministrja e tij, atëherë mund të ndryshojë përgjithmonë të ardhmen e tij. Në nëntorin e vitit të kaluar, Giorgia Meloni shpalli planet për të reformuar nenin 92, duke e bërë Presidentin e Këshillit të Ministrave, i njohur ndryshe si kryeministër, që të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Duke i kombinuar me ndryshimet që i japin partisë fituese një shumicë automatike në parlament, Meloni pretendon se reformat e saj do ta ndalin më në fund kaosin politike të vendit të saj, që ka parë ngritjen dhe rrëzimin e dhjetëra qeverive që nga viti 1945.

Duke pasur parasysh rrugëtimin e saj politik dhe kujtimet e pakëndshme të reformave të mëparshme kushtetuese - së bashku me cinizmin e zakonshëm të politikanëve - figurat e opozitës janë tallur me propozimet e saj. Por nëse reformat e saj do të mbeten të paqarta dhe dështojnë të bëhen ligje, si mbështetësit ashtu edhe kritikët e saj rrezikojnë që të humbasin thelbin.

Nga mos rritja e pagave prej vitesh, tek emigrimi i paligjshëm dhe deri tek drejtuesit e paqëndrueshëm të qeverisë, betejat e Italisë janë shumë më të thella sesa çdo Kushtetutë mund të shpresojë të zgjidhë. Ndaj ato kërkojnë veprim të vërtetë, dhe jo revolucione teorike.

Ashtu si në shumë vende të Evropës moderne, Kushtetuta e Italisë është një ‘fëmijë’ i vitit 1945. Atë verë, ndërsa Wehrmacht-i i mundur u zhvendos në veri, një përzierje politikanësh antifashistë nisi të debatonte për të ardhmen politike të vendit të tyre.

Një vit më pas, ata u mblodhën në Asamblenë Kushtetuese, të ngarkuar me hartimin e një kushtetute të re. Duke reflektuar larminë e tyre ideologjike dhe ndoshta praninë e trupave të huaja në tokën italiane, anëtarët u ndikuan nga një sërë modelesh të huaja. Në të djathtën kristiandemokrati, Egidio Tosato donte të kopjonte modelin e Francës me qeverinë e saj të fortë.

Të interesuar për të ndërtua një gjyqësor të fortë, të tjerë morën si shembull Gjykatën e Lartë në SHBA. Duke pasur parasysh trashëgiminë e partisë së tij, komunistët e Palmiro Togliatti-t u frymëzuan nga Bashkimi Sovjetik. Edhe sot, rreshti i parë i Kushtetutës së Italisë e cilëson atë “një Republikë Demokratike të themeluar mbi punën”.

Por nëse nuk binin dakord se çfarë duhej të ishte Italia e re, ata ia dolën në fund të hartojnë një Kushtetutë që ndahej nga e majta dhe e djathta, të gjithë në Asamblenë Kushtetuese ranë dakord mbi shmangien e gabimeve të së shkuarës, sidomos gjatë epokës së fashizmit.

Kështu, dy dhomat e parlamentit janë të barabarta. Sipas nenit 92, kryeministri emërohet nga presidenti, sikurse vetë presidenti zgjidhet nga parlamenti. Gjykata Kushtetuese është e plotfuqishme kur e interpreton Kushtetutën, por mund të veprojë vetëm kur i jepet autoriteti përkatës.

Sistemi zgjedhor e kufizoi pushtetin ekzekutiv. Bazuar në përfaqësimin proporcional, në fuqi deri në vitin 1993, ai e rriti fuqinë negociuese të partive më të vogla. Por siç e nënkupton zhdukja e sistemit zgjedhor, ngërçi kushtetues nuk u zgjidh asnjëherë.

Gjithsesi, politikanët kanë provuar të ndërhyjnë në të, me nivele të ndryshme suksesi. Ndërsa një referendum i vitit 2020 reduktoi numrin e deputetëve, përpjekja e Matteo Renzi-t në vitin 2016 për të kufizuar kompetencat e senatorëve u refuzua nga gati 60 për qind e votuesve.

A mund të ketë sukses Meloni aty ku dështuan të tjerët? Nëse dëgjon kundërshtarët, reformat e saj duken sikur po e kthejnë Italinë në kohëra më të errëta. “Ne do të përdorim çdo mjet dialektik të disponueshëm në parlament për të kundërshtuar një projekt që e konsiderojmë të rrezikshëm”- deklaroi së fundmi Elly Schlein, drejtuese e Partisë Demokratike të qendrës së majtë, duke e sulmuar planin e Melonit si një “shtrembërim” të Kushtetutës dhe republikës.

Gjithsesi propozimet e Melonit trajtojnë çështje të vërteta. Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e politikës italiane - me 70 qeveri që nga koha e Luftës së Dytë Botërore - forcimi i ekzekutivit duket një veprim i arsyeshëm. Dhe nëse kjo i jep besim një reforme të Melonit, ku partia fituese (ose aleanca) merr automatikisht 55 për qind të vendeve në parlament, edhe rekomandimet e tjera duken në pamje të parë të arsyeshme.

Aftësia e presidentit për të zgjedhur kryeministrin, në qendër të nenit 92, ka sjellë herë pas here në krye kryeministra teknokratë të pazgjedhur me votë. Kjo është ajo që ndodhi në vitin 2021, kur presidenti Mattarella thirri ekonomistin dhe bankierin Mario Draghi për të formuar një qeveri të emergjencës.

Mattarella ka bërë edhe ndërhyrje të tjera: në vitin 2018, refuzoi të pranonte Paolo Savonën si Ministër të Financave, për shkak të deklaratave të këtij të fundit kundër euros. Në masën që e forcon lidhjen midis kryeministrit dhe publikut, rishkrimi i nenit 92 nga Meloni duket si tejet demokratik.

Gjithsesi, ka arsye për të qenë mosbesues. Dhe skepticizmi nis nga vetë Meloni. Tek e fundit, ajo mund ta ketë zbutur politikën e saj dhe është rreshtuar si duhet në krah Ukrainës. Por si ish-studente e Lëvizjes Sociale Italiane neofashiste, dhe duke ruajtur njëfarë paqartësie mbi regjimin e Musolinit, disa italianë janë të shqetësuar për entuziazmin e Melonit për një qeveri të fortë, veçanërisht duke pasur parasysh precedentët e zymtë historikë.

Për shkak se sipas planeve të Melonit, fituesit nuk i kërkohet një prag minimal votash, koalicionet që sigurojnë rreth 25 për qind të votave mund të marrin ende 55 për qind të vendeve në parlament. Dhe ndërsa kryeministrat e zgjedhur direkt, duhet të vijnë teorikisht nga koalicionet fituese, asgjë nuk do t’i ndalonte italianët të ndajnë votën midis disa partive.

Edhe nëse këto shqetësime zbuten, s’ka asnjë garanci se reformat e Melonit do të bëhen ndonjëherë ligj. Siç zbuloi Renzi në vitin 2016, debatet e zbehta kushtetuese mund të kalojnë lehtësisht në plan të dytë nga shqetësimet më të ngutshme të votuesve, qoftë rreth papunësisë apo emigrimit.

Italia ka padyshim shumë probleme: rritje të dobët të PBB-së; rënie të shkallës së lindshmërisë; një numër të lartë emigrantësh të paligjshëm. Por është e paqartë se ndonjë nga këto sfida do të zgjidhej menjëherë nga kryeministrat e zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.

Mund të ngjajë mizore të thuhet por marrëveshja e fundit e Melonit me Shqipërinë, e cila do të ri-strehojë disa azilkërkues përtej Adriatikut, ka të ngjarë të bëjë më shumë për të frenuar rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm sesa çdo ndryshim në nenin 94.

Pra përpara se të nisë përpjekjet për kushtetutën e saj të re, Meloni duhet të mendojë se si mund të përmirësojë gjendjen e Italisë në botën reale. Nëse nxiton do të rrezikojë të humbasë punën që e do aq shumë./Përshtati Pamfleti nga “Unherd”

giorgia meloni synimet e errëta kushtetuta e italisë

Lini një Përgjigje