
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e policit të burgut të Fierit, që u dhunua para banesës së tij.
Në foton e publikuar, oficeri i burgut në burgun e Fierit shihet i gjakosur. Berisha shkruan se policit i kanë çarë kokën dhe se krimi po mbahet i fshehtë.
“Shefit të Edukimit në burgun e Fierit i kanë çarë kokën! Krimi mbahet i fshehtë!”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se, ngjarja është regjistruar rreth orës 21:20 të datës 29 prillit në hyrje të pallatit ku jetonte. Persona të pa identifikuar kanë goditur me sende të forta nënkomisar Nazmi Doko, i cili punon në burgun e Fierit.
Pas ngjarjes, 64-vjeçari ka përfunduar pa ndjenja në spital dhe ka deklaruar para hetuesve se nuk mbante mend asgjë.
Lini një Përgjigje