
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar sa i përket projektligjit që i përket studentëve të Mjekësisë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se qeveria ka mashtruar studentët e Mjekësisë.
Shehu thekson se qeveria ka miratuar në fshehtësi projektligjin “e dytë” skllavërues për studentët e Mjekësisë.
Reagimi i Tritan Shehut:
Qeveria mashtroi studentët e Mjekësisë!
Miraton në fshehtësi Projektligjin e “dytë” skllavërues per studentët e Mjekësisë.
Pas një loje cinike të Qeverisë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.
Përsëri kjo Qeveri kërkon t’u mbaje peng diplomat, në mënyrë antikushtetuese, antidemokratike, ndesh me të drejtat e njeriut, ato europiane, ndesh edhe me interesat e shëndetësisë sonë për zhvillim europian.
Projekti i ri, veçse ul afatin kohor të “punës së detyruar” nga tre në pesë vite.
Duke u bazuar kjo në një lojë fjalësh të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Së pari antikushtetushmëria e projektligjit të Qeverisë është në thelb, kjo nuk lidhet me 5 apo 3 vite.
Dikush bëhet vrasës njëlloj, qoftë kur vret dike me 1,2,3 apo 5 plumba.
Njëlloj është shkelja, mohimi të drejtave, pengmarrja.
Sistemi i ynë shëndetësor nuk mund të zhvillohet me të denuar për “punë të detyruar”, me bujkrobër.
Ai zhvillohet me specialistë të lirë, që punojnë me pasion e dije, aty ku e ndjejnë veten.
Një mjek i sapodiplomuar duhet në menyrë absolute të specializohet përpara se të fillojë punën.
Ai nuk mund të çohet direkt nga bankat e shkollës në zona të ndryshme, sepse nuk mund të sigurojë cilësinë e profesionit.
Kjo që kërkon Qeveria me mendësinë e Kim Yong un-it, ul cilësinë e shërbimit e diskriminon edhe qytetarët që u ofrohet ai.
Nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është arritje, që studentët tanë të shkojnë për t’u specializuar në Gjermani, Itali, Francë etj.
Sikur vetëm 40% e tyre të kthehen mbas këtyre specializimeve, sistemi i ynë do të përmirësohet ndjeshëm.
Dhe këtu duhet të synojnë politikat tona, në rikthimin e të kualifikuarve në Europë, duke u siguruar kushte dinjitoze të ushtrimit të profesionit, shkencore e zhvilluese.
“Bujkrobëria” e të mbajturit peng do krijojë vetëm regres e shaktërrim të cilësisë së punës.
Tashmë për studentët e mashtruar ka një rrugë: Protestat!
Lini një Përgjigje