TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2024, 09:54

Gazetarët protestë para Kuvendit, Bardhi: Sulmet ndaj medias na turpërojnë edhe ne politikanët!

Shkruar nga Pamfleti
Gazetarët protestë para Kuvendit, Bardhi: Sulmet ndaj medias na
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi në fjalën e tij në lidhje me protestën e organizuar nga gazetarët në hyrje të Kuvendit në lidhje me sulmet ndaj mediave, tha se këto raste turpërojnë të gjithë politikën, jo vetëm ata që i kryen.

I dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypit është një nga shtyllat e demokracisë. Gazetarët e terrenit kanë vështirësitë tuaja ashtu si media ka qenë pre e autoritarizmit të Ramës. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që e kanë kryer por të gjithë politikën.

Në emër të grupit të PD keni mbështetjen e plotë tonën për të bërë punën tuaj”, tha ai.

Lini një Përgjigje