TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2024, 10:15

“Interpelancë urgjente me Manjën”, Basha: Amnistia, pazar i ndyrë për të liruar zyrtarët e korruptuar

Shkruar nga Pamfleti

“Interpelancë urgjente me Manjën”, Basha: Amnistia, pazar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi nga jashtë Kuvendit se 100 persona të dënuar nga GJKKO, janë liruar falë amnistisë penale.

Ai tha se i ka kërkuar ministrit Manja interpelancë urgjente për këtë çështje. Ai sulmoi dhe grupin e Bardhit dhe Berishës për pazare me Ramën.

“Çështje tjetër që desha të trajtoj është puna e amnistisë. Është e qartë që ajo që ngritën si shqetësim është plan i mirëfilltë. Pse nëse në rastin e projektligjit të parë u konsultua SPAK dhe në rastin e dytë jo. Përgjigja është e qartë, Ulsi Manja dhe PS kanë patur vetëm një interes, kanë mbajtur më shumë se 3 muaj të dënuarit për të liruar mbi 100 të dënuar për korrupsion. Nuk do të ishte e mundur pa bashkimin e votave, ndaj kemi dorëzuar dje një kërkesë urgjente me Ulsi Manjën. PD dhe deputetët e PD dhe çdokush i dalë nga votat e PD nuk mund të përfshihen në këtë Pazar të ndyrë që kishte për qëllim lirimin e zyrtarëve të korruptuar dhe të dënuar nga SPAK”, tha Basha.

 

basha pazar zyrtaret e korruptuar

Lini një Përgjigje