TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 09:53

Mblidhet Kryesia e PS, Rama lë porositë për zgjedhjet dhe largohet drejt Britanisë

Shkruar nga Pamfleti
Mblidhet Kryesia e PS, Rama lë porositë për zgjedhjet dhe
Edi Rama

Ditën e sotme rreth orës 08:30 Edi Rama ka thirrur kryesinë e PS  në selinë rozë. Në mbledhje fokusi kryesor ishin zgjedhjet, analizë për sondazhet dhe e deritanishme dhe dhe forma organizative e fushatës në terren deri më 14 maj.

PS ka bërë të qartë se synojnë një fitore të rëndësishme dhe një numër të konsiderueshëm bashkish në këto zgjedhje.

Kjo duke marrë parasysh dhe situatën përballë që ka me kundërshtarët politikë, ku PD është e ndarë, mes grupit të Alibeajt dhe atij të Berishës.

Mësohet se, në këto gati 2 javë të mbetura, PS do të përshpejtojë ritmin e fushatës dhe të ketë tubime më të mëdha se ato që jemi mësuar deri tani, ku fokusi është vendosur te mbjellja e pemëve.

Kujtojmë që Rama i është kthyer fushatës në terren në disa bashki, ndërsa ditën e sotme nuk do jetë prezent në asnjë aktivitet që do të organizohen në kuadër të fushatës. Pas mbledhjes së Kryesisë njoftohet se Rama do të zhvillojë një udhëtim jashtë vendit.

Rama së bashku me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako të nisen drejt Mbretërisë së Bashkuar lidhur më një marrëveshje që ka paralajmëruar kreu i qeverisë për një akademi dhe shkollë futbolli me të rinjtë në Durrës me një prej klubeve shumë të njohura të futbollit.

rama kryesia e ps

Lini një Përgjigje