TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 08:35

Iu mungojnë emrat në fletën e votimit, Braçe thumbon Berishën: Ai ka hall mos i zë Meta vendin

Shkruar nga Pamfleti

Iu mungojnë emrat në fletën e votimit, Braçe thumbon

Deputeti i PS-së, Erion Braçe

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur me tone të ashpra nga Divjaka për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë prezantimit të kandidatit e PS-së për Divjakën dhe kryebashkiakut aktual Fredi Kokoneshi, Braçe tha se Sali Berisha e ka të pamundur të vendosë emrin e tij në listën e votimit sepse është i shpallur “non-grata”.

Por Braçe vijoi më tej duke thënë se pavarësisht se është i shpallur “non-grata”, Berisha nuk lë as Ilir Metën që të vendosë emrin e tij në fletën e votimit sepse ka frikë se mos i zë vendin.

“Saliu se vë dot emrin në listën e votimit se nuk e lënë amerikanët, por nuk lejon as Ilir Metën ta vendosë sepse ka hall se i zë vendin”, tha ai.

Ilir Meta do të jetë kryetar i kandidatëve të Rithemelimit në zgjedhje, pasi Kolegji Zgjedhor nuk pranoi që emri i Sali Berishës të vendoset ne fletën e votimit.

Të dielën e 14 majit kur ti drejtohen kutive te votimit, votuesit e foltores ne fletën e votimit përbri koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk do shohin emrin e Sali Berishës të cilin e njohin si kryetar, por do gjejnë vetëm Ilir Metën.

Emri i Sali Berishës nuk mund të jetë në fletët e votimit, si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shkak se ligjërisht deputeti Sali Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë në zgjedhje dhe pjesë e koalicionit dhe për pasojë deputeti Sali Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij.

Ky është argumentimi kryesor i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në vendimin e plotë të publikuar ku rrëzoi kërkesën e Meta-Berisha për të vendosur emrin ish-Kryeministrit dhe detyroi Celibashin të vendoste emrin e Ilir Metës në fletën e votimit.

 

braçe berisha meta

Lini një Përgjigje