TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 07:31

Kërcënimi i Ramës për të dalë nga Arbitrazhi, Berisha: Fatura do shkojë të paktën 1.6 mld euro

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimi i Ramës për të dalë nga Arbitrazhi,
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e djeshme paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Log.”, Berisha tha se pavarësisht çdo vendimi që mund të merret, sërish fatura për Shqipërinë deri më tani është të paktën 1.6 mld euro.

“Të gjitha çështjet e krijuara para vendimit për daljen shkojnë detyrimisht atje dhe nuk ka asnjë efekt vendimi që merr. Fatura do shkojë të paktën 1.6 mld euro. Janë 12 çështje që presin gjykim atje. E dyta. Rama është një njeri i papërgjegjshëm. Urdhër çfarë do thotë ne Prestigin, çfarë do thotë me Ylli Ndroqin. Ka përzënë nga Porti i Durrësit kontrata 30-vjeçare të kompanisë gjermane dhe malteze.  Pastaj izolim i plotë nga çdo investim i juaj. Kjo që bën Ulësiu është sa për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.”,tha Berisha.

Ky paralajmërim i Ramës erdhi pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, në favor të Francesco Becchettit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se Shqipëria po analizon mundësinë për të dalë fare nga juridiksioni i saj.

Kreu i qeverisë theksoi se shteti shqiptar nuk ka paguar asnjë qindarkë dhe se beteja me biznesmenin italian do të vijojë deri në fund.

 

rama berisha arbitrazhi

Lini një Përgjigje