TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2023, 22:09

Kërcënoi me ndërprerje të fondeve, Berisha sulmon Ramën: Mendon se i ka lekët e të atit xhelat, po e kthen vendin në diktaturë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi me ndërprerje të fondeve, Berisha sulmon

Ish kryeministri Sali Berisha iu përgjigj kreut të qeverisë Edi Rama në lidhje me kërcënimin që ai i bëri kandidatëve të djathtë se nuk do të marrin asnjë fond nëse zgjidhen në krye të bashkive.

Në një intervistë për “Panorama Tv”, Berisha akuzoi Ramën se po përdor fondet e qeverisë në fushatë, duke e bërë garën elektorale të pabarabartë.

Nëse ti përdor fondet e qeverisë ajo është një garë më e pabarabartë. Po nuk votuat nuk ka fonde. Sikur i ka fondet e të atit xhelat, jo taksat e qytetarëve”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi ndër të tjera se qeveria nuk merret me problematikat që ka populli, ndryshe nga kandidatët e “BF” që sipas tij janë përqendruar te problemet e qytetarëve.

Ata kanë detyra dhe merren vetëm me qytetarët. Ata do flasin për qytetarët. Për programet e tyre. Kjo është një zgjidhje shumë e drejtë. Ata janë përqendruar muaj të tërë në dëgjesa për problemet e qytetarëve. Tani ata kanë bërë llogaritje. Nuk merren me Edi Ramën dhe as me kundërshtarët e tyre në luftë gjelash, Kjo është fushata që bëhet. Unë jam i deyruar të merrem me problematikat e mëdha të vendit për të gjitha bashkitë dhe komunat si shpopullimi, dëshpërimi masiv dhe varfëria”, u shpreh Berisha.

berisha rama fondet fushata

Lini një Përgjigje