
Agron Shehaj i Partisë ‘Mundësia’, foli lidhur me politikën e tij dhe qasjen e kësaj partie, në 3 ditët që na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit.
Shehaj thekson se ‘Mundësia’ ka bërë gjënë e duhur duke nisur që nga momenti kur nuk kanë pranuar të bëjnë kompromise.
“Vizioni është shumë i rëndësishëm. Për mua politika është zgjidhje dhe jam i bindur që kemi bërë gjënë e duhur, këtë e kemi treguar me refuzimet për të bërë pazare. Koha e ka treguar që gjëja më e mirë që kemi bërë para dhe gjatë kësaj fushate elektorale, është që nuk kemi pranuar asnjë pazar dhe që nuk u bëmë pis as nga partitë e reja”, tha ai.
I pyetur për një hipotezë që ngrihet lidhur me një marrëveshje me Sali Berishën me qëllim ruajtjen e votave të PD-së nga Shehaj, ky i fundit hedh poshtë diçka të tillë.
“Nuk është e vërtetë. Janë teori dhe thashetheme kot. Koha do të tregojë nëse ne jemi ndryshe nga të tjerët apo si këta që merren me pazare. Ne jemi të njëjtët, unë jam i njëjti që kam qenë 8 vjet në opozitë por i njëjti edhe pasi të hyj në Parlament”, tha Shehaj në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje