Lajmi që “Pamfleti” e publikoi para një muaji, sot ka bërë bujë në Ankara dhe Tiranë...
Sot ka bërë bujë në mediat turke dhe shqiptare lajmi se kompania Turkish Airlines do t’i dhurojë Shqipërisë një avion të tipit Airbus A319, me vlerë tregu rreth 11.9 milionë dollarë. Por në të vërtetë, ky nuk është një lajm i ri. "Pamfleti" e ka publikuar i pari këtë informacion më 13 nëntor 2023, duke zbardhur kontratën e plotë të protokollit të nënshkruar mes dy qeverive. Ajo që po qarkullon sot është veçse një “copy-paste” nga lajmi ynë, i përkthyer dhe i amplifikuar për efekt të reagimeve që ka ngjallur brenda Turqisë.
Megjithatë, përtej faktit se ky akt u paraqit nga qeveria turke si një “simbol miqësie dhe bashkëpunimi me Shqipërinë”, ai ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik turk, ku miliona qytetarë përballen me rritjen e varfërisë dhe çmimeve. Sipas gazetës opozitare 'Yenicag', qeveria turke vendosi të dhurojë një avion miliona dollarësh në një kohë kur paga minimale për vitin 2026 në Turqi është nën kufirin e varfërisë dhe miliona qytetarë ndodhen “të dënuar me uri”. Lajmi për dhurimin e avionit u botua zyrtarisht në Fletoren Zyrtare të Turqisë, duke e bërë marrëveshjen të detyrueshme.
Nga ana tjetër, portali "Haberhürriyeti" ngre një tjetër shqetësim: pse një avion dhurohet për qëllime politike, kur me të njëjtën shumë mund të bliheshin të paktën dy ose tre avionë zjarrfikës për përballimin e sezonit të zjarreve në Turqi? Sipas të dhënave të tyre, me 12 milionë dollarë mund të bliheshin deri në tre avionë Canadair CL-215 të përdorur për shuarjen e zjarreve, me kapacitet mbi 5,000 litra ujë, ose mund të modifikohej vetë Airbus-i i dhuruar, duke e kthyer në një avion me kapacitet deri në 70 mijë litra, i ngjashëm me versionet që kanë në përdorim disa vende të mëdha për emergjenca.
Në një vend si Turqia, ku çdo verë përballet me zjarre masive dhe kapacitete të pamjaftueshme për shuarjen e tyre, kritikat ndaj dhurimit të avionit janë të ashpra dhe të drejtpërdrejta, duke e cilësuar vendimin si “show politik” në vend të një politike efektive të menaxhimit të krizave kombëtare./Pamfleti
Avioni i dhuruar është pronë e kujt?A mund të dhurohet prona e tjetër kujt? Erdogan ka tall trapin me këtë humamenon e Tiranës.
Keta jane cmendur te gjithe. Kush mban pushtet me shume se 4 vjet behet e keqja e popullit vet. Behen delirant te rrethuar nga servile bythelepires humbasin cdo kontakt me realitetin duke jetuar ne nje bote sureale. Jane vetem shkembime interesash personale, marreveshje te pista. Nzk ka me burra shteti. Jo me kot e gjithe bota dhe europa jane ne kete derexhe, ne kete dite te zeze.
Ketu jane cmend te gjithe. Durojme pordhet e Rames. Karagjoz politik, Turpi ketij kombi. Do mbahet mend ne histori si kryehajdut i kojerave.
Avioni eshte prone e shtetit turk qe ia fal shtetit shqiptar. Cfar ka ketu per te mos kuptuar. Ne vend we t’ju themi Faleminderit, vazhdojme ne me keto komente idiote
Shum mire kabere qeveria turke eka pas detyrim ndaj shqiptareve se shkojne si vllezer dhe vllazaeria njihet me vepra. ..dhe turqia veproi Bravo....
Po kush e din se qa i ka kerku erdogani ne kembim.Nuk te fal kush gja sot jo me te fal airoplan qe kushton 12 miljon euro.