TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Dhjetor 2025, 14:17

Niko Peleshi uron Krishtlindjen nga Korça: Kemi nevojë për paqe mes të gjithëve

Shkruar nga Pamfleti
Niko Peleshi uron Krishtlindjen nga Korça: Kemi nevojë për paqe
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes nga Korça, e cilësuar si kryeqyteti i Krishtlindjeve.

Peleshi përcolli mesazhe paqeje, dashurie dhe vëllazërie, duke theksuar se shoqëria shqiptare ka sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim e mirëkuptim.

“Krishtlindja në Korçë festohet më bukur se kudo tjetër. Korça është kryeqytet i Krishtlindjeve dhe më vjen mirë që këtë vit është frekuentuar si gjithmonë nga qytetarë nga i gjithë vendi që gëzojnë me njeri-tjetrin.
Në këtë periudhë shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për mesazhet që sjell Krishtlindja, për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve”, tha Paleshi.

niko peleshi krishtlindje korca

1 Komente

  1. T
    Tafili

    Ku e njeh paqen ti more plehre. Ty edhe Tao balla ti fut kembet ne nji kepuce.

    Lini një Përgjigje