
Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë anembanë botës në ditën e Krishtlindjes.
Ai uroi të gjithë besimtarët e krishterë përmes një postimi në “X”, duke shpresuar që kjo Krishtlindje të jetë burim paqeje dhe gëzimi.
“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Begaj.
Lini një Përgjigje