Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka analizuar situatën aktuale të opozitës, duke theksuar se ajo ka nevojë për ndryshim të qasjeve politike nëse synon të vijë në pushtet.
I ftuar në emisionin “Now”, Sula u shpreh se problemi kryesor nuk qëndron te qeveria, por te vetë opozita.
“Nëse nesër Edi Rama shpall zgjedhjet, i fiton sërish. Gjithka ka të bëjë me politikën. Opozita duhet patjetër të ndryshojë qasjet, të forcohet që të jetë një model totalisht ndryshe. Sepse është problem i opozitës, duhet ndarja e madhe. Partia është lokomotova që tërheq.
Nga 2011, kishte qasje totalisht ndryshe Rama, u kthye në shpresë për të ardhur në pushtet. Të njëjtën gjë bëri Sali Berisha në 2005-ën. Nuk kishte më greva, ngjalli shpresë dhe erdhi në pushtet në 2005-ën. Kjo demokraci s’ka rrugë tjetër, le të rrijë kështu pa ardhur në pushtet”, tha ish-deputeti Sula.
Dash Sula theksoi se demokracia qëndron mes dy alternativa: “Ka dy rrugë, ose me votë ose me revolucion. Nëse nuk vjen në pushtet me votë, atëherë le të dalë në revoltë. Kushdo kryeministër nuk është budalla, as Edi Rama.
Problemi është te opozita, drejtësia po e bën detyrën e vet.”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje