TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 18:43

Nga Tirana, në Durrës, Korçë e Vlorë, Meta mbush këshillat bashkiakë në “kurriz” të PD; nxjerr pakicë Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Nga Tirana, në Durrës, Korçë e Vlorë, Meta mbush

Në shumë bashki të vendit, pjesa më e madhe këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” i takojnë Partisë së Lirisë...

Ilir Meta e ka arritur qëllimin duke përdorur PD për të ringritur Partinë e Lirisë. Kjo parti u katandis si mos më keq dhe futja e tij në koalicion me Berishën ishte një strategji e mirëmenduar. Berisha i orientoi votat te koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe kjo ka bërë që Berisha në shumë bashki të jetë pakicë dhe Meta shumicë.

Berisha mbeti mes katër rrugëve pas vendimit të Apelit që i hoqi vulën dhe gjeti shpëtim te Meta. Por ky i fundit duket se i ka vënë kushte. Meta lakmonte këshillat bashkiakë dhe në disa bashki të mëdha, në krye të listës ka vendosur militantët e tij. Në bashkitë e mëdha ai madje e ka nxjerrë Berishën dhe pakicë. Në Tiranë, deri më tani Bashkë Fitojmë ka marrë 16 këshilltarë. Por nga këta 12 i ka marrë Partia e Lirisë dhe vetëm 4 Berisha.

Edhe në Durrës, ka vijuar e njëjta skemë, ku PL ka marrë thuajse njësoj këshilltarë sa Berisha. E njëjta taktikë është përdorur dhe në Vlorë, Korçë apo në Berat. Pra duket se Meta e ka arritur “fitoren” e tij. Ata militantë që i kishin mbetur pa punë i futi në këshilla dhe këtë në kurriz të PD. Ndërkohë Berisha tani jo vetëm që ka dështuar me marrjen e kryebashkiakëve. Por nuk ka asnjë forcë në këshilla bashkiakë, pasi thuajse në të gjithë vendin është pakicë.

Votat në këshillat bashkiakë

TIRANË

1.       Ilir Mehdi Alimehmeti    

2.       Silva Maksim Caka (PL)  

3.       Endrit Vullnetar Braimllari (PL)   

4.       Beti Shefki Njuma (PL)   

5.       Arben Zyhdi Tafaj             

6.       Floida Fadajev Kërpaçi (PL)

7.       Tedi Gaqo Blushi (PL)     

8.       Ilda Safet Zhulali (PL)     

9.       Dorjan Xhezair Teliti        

10.     Ana Ali Azizaj (PL)

11.     Artan Halit Distafa (PL)  

12.     Albana Bedri Kepi (PL)

13.    Jonathan Akil Pano (PL)

14.    Eriona Pullumb Bixha (PL)            

15.    Genci Mustafa Gjokutaj (PL)

16.    Keda Mirvjen Kaceli        

 

DURRËS

1.       Ardian Mihal Muka         

2.       Edlira Tahir Shemsi (PL) 

3.       Luan Ramazan Nezha (PL)            

4.       Kontjana Vasil Kuçi (PL) 

5.       Dritan Eqrem Burgija      

6.       Manjola Ramiz Luku       

7.       Ermal Bujar Braholli (PL)                

8.       Zhuljeta Haxhi Ngota (PL)                             

9.       Arlind Kristaq Boshku    

10.     Arjeta Ermir Keçi              

11.    Bledar Ramadan Prizreni              

12.    Anisa Ilir Ibraj (PL)

13.    Erzen Agim Laçi

 

VLORË

1.       Atird Nuri Hoxha              

2.       Anxhela Shuko Shenaj (PL)

3.       Arjan Mynyr Isufi (PL)    

4.       Alta Abdul Haluci             

5.       Dikens Gjolek Bushaj (PL)             

6.       Liri Muhamet Dëma (PL)              

7.       Erëmal Petrit Arapi         

8.       Refie Kastriot Laze (PL)  

9.       Klodian Ebehet Xhyheri 

 

KORÇË

1.       Devis Xhezar Osman      

2.       Suela Teki Dinellari (PL) 

3.       Irvin Ilia Bode    

4.       Ismeralda Miri Seidolli (PL)       

5.       Fidel Artur Kreka              

6.       Jorida Arqile Romaçka (PL)           

7.       Lorenc Andrea Nako (PL)                

8.       Alketa Pavli Zheku           

9.       Thoma Kristo Marku      

BERAT

1.       Petrit Leme Sinaj (PL)                    

2.       Aferdita Stiliano Gjini     

3.       Shyqyri Hajrulla Dura     

4.       Teuta Gani Muçogllava (PL)       

5.       Bledar Bashkim Blana (PL)

6.       Anduena Ramadan Azizolli           

/Pamfleti

 

pd meta berisha keshilltare

Lini një Përgjigje