
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për anëtarë të Këshilli Bashkiak në Mirditë, ku listën e kryesojnë PSD dhe PS-ja me nga 4 mandate.
Ndërkohë koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marr 2 mandate, PD 2 mandate, LZHK 2 mandate, FRD 2 mandate, PAA 1 mandat, ALD 1 mandat, PDIU 1 mandat, AAK 1 mandat, NTH 1 mandat.
Ndërkohë në bashkinë e Lezhës ku ende vijon procesi i numërimit, aktualisht kryeson PSD me 9 mandate, duke u pasuar nga PS dhe PKD me nga 7 mandate, BF 5 mandate.
Në bashkinë Kurbin kryeson PS me 9 mandate ku pasohet nga BF me 6 mandate. Deri më tani janë numëruar vetëm 6 QV nga 74 QV pasi Kurbini e ka nisur procesin e numërimit rreth orës 16:00.
Lini një Përgjigje