
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar shifrat zyrtare të zgjedhjeve të 14 majit.
Pra PS ka marrë 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7 bashki, ndërsa MEGA 1.
Po ashtu sipas Celibashit në votim kanë marrë pjesë 1 395 360 qytetarë ose 38.22%.
“Në lidhje me pjesëmarrjen, për 5213 QV rezulton se kanë votuar 1 395 360 zgjedhës në total nga 3 650 658, që i korrespondon 38.22%. Kjo është shifra zyrtare e pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Ky është numri i votave për kandidatë për kryetar bashkie, por që pak a shumë është i njëjti numër votash edhe për këshillin”, tha Celibashi.
Lini një Përgjigje