TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 17:50

“Retorika e vjedhjes së votave është ezauruar”, Bamir Topi: "Non grata" dhe koalicioni i Berishës me Metën sollën këtë rezultat

Shkruar nga Pamfleti

“Retorika e vjedhjes së votave është ezauruar”, Bamir

Ish- presidenti, Bamir Topi duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, tha se një gjë e tillë pritej por jo në këto përmasa.  

Në një intervistë për "News 24", ai kritikoi deklaratën e ish-kryeministrit Berisha i cili u shpreh se votat ju vodhën, sipas Topit kjo është një retorikë e vjetër politike që tashmë është ezauruar.  

Ai gjithashtu tha se e sheh shumë të zymtë situatën ndërkohë që nuk sheh që aktorët politikë të opozitës të reflektojnë në lidhje me humbjen.

Gjithçka ishte e paralajmëruar por kurrsesi në këto përmasa. Pavarësisht raporteve politike e përcolla me dhimbje të gjithën, sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu. Gjendja është e zymtë. Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale. Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë.

Vijojnë më retorikat, mi vodhën, retorikë e ezauruar. Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë. Rezultati ishte kudo i tillë, këta njerëz nuk analizojnë, nuk reflektojnë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe”, tha ai.

Ish presidenti analizoi edhe disa faktorë që sollën humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, ku sipas tij, “non-grata” e Berishës ishte faktori kryesor që ndau të djathtën dhe rrjedhimisht solli humbjen. Sipas Topit bashkimi në një koalicion me Ilir Metën, ishte faktori përfundimtarë që i dha “shkelmin” në këto zgjedhje.  

Statusi non grata i Berishës ka ndikuar në rezultat, sepse së pari ndikoi në përçarjen e PD. Berisha për të qëndruar në lojë u bashkua me partinë e zotit Meta. E shoh këtë me atë që kryeministri tha sot, që i doli së brendshmi.

Falenderoi votuesit e djathtë që nuk shkuan të votonin. Ai urdhëron strukturat të bëjnë analizat për rezultatin. Kjo paralajmëron çdo ndodhë në zgjedhjet e ardhme. PS vijon të jetë në organizim. Kampi i majtë është i update-uar. Dorëheqja është akt civil i përgjegjësisë së lartë individuale, duhet të jetë rezultat i reflektimit të tij. Nëse këta njerëz që e sollën situatën deri këtu nuk reflektojnë, rezultati i ardhshëm është i paralajmëruar”, tha ai.

topi berisha meta zgjedhjet

Lini një Përgjigje