
Berisha u katandis në 7 bashki, por dhe aty merita u takon kandidatëve. Por pavarësisht se deklaron që Bashës i ka kërkuar dorëheqjen sa herë ka humbur, Berisha sot mohon përgjegjësinë dhe pa shkuar në mes numërimi deklaroi se vota janë vjedhur. Por duket se nuk do kalojë kaq lehtë...
Nis revolta e demokratëve pas disfatës në zgjedhjet vendore. Ndonëse Berisha nuk e ul kokën dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, duket se ky rezultat nuk do të kalojë dhe aq lehtë. Basha u largua vetëm se PD humbi në Shkodër përballë kandidatit të Berishës, ndërkohë që më 14 maj, u bënë rozë 54 bashki. Për këtë arsye duket se fitili i konfliktit në PD sapo është ndezur.
E para që ka reaguar nga demokratët për këtë disfatë është Jorida Tabaku. Sipas saj, ky rezultat ka bërë çdo demokrat që ta mbajnë kokën ulur, teksa sipas saj justifikimet nuk janë zgjidhje. Ajo ka kërkuar bashkimin e opozitës, pasi nëse vijohet kështu, nuk do të jetë kurrë alternativë qeverisëse.
“Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë i morëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur.
Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues por na zvogëlojnë përditë.
Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet!
Askush nuk mund te mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por ndryshe nga çdo herë tjetër duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja!
Koha dhe humbjet e njepasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokrateve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin! PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët.
Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice”, shkruan Tabaku.
Opozita më 14 maj mori rezultatin më të dobët të saj në zgjedhjet vendore. Lulzim Basha arriti të marrë 15 bashki në zgjedhjet e vitit 2015 (në 2019 opozita i bojkotoi), ndonëse vetëm 2 vite kishte që kishte marrë partinë. Berisha u katandis në 7 bashki, por dhe aty merita u takon kandidatëve. Por pavarësisht se deklaron që Bashës i ka kërkuar dorëheqjen sa herë ka humbur, Berisha sot mohon përgjegjësinë dhe pa shkuar në mes numërimi deklaroi se vota janë vjedhur. Pasi të kalojë vrulli i zgjedhjeve, sinjalet janë se do të nisë një konflikt i ri brenda PD. Këto zgjedhje treguan se rikthimi i Berishë nuk ishte i suksesshëm dhe më shumë mundësi kritikët e tij do shtohen. /Pamfleti
Lini një Përgjigje