
Deputeti i Partisë Demokratike, duke folur sa i takon zgjedhjeve të 14 majit, u shpreh se ka qenë kundër kandidimit të Fredi Belerit në Himarë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se ka dashur një kandidat nga Partia Demokratike, pasi nuk ka ndonjë simpati për Belerin, teksa shtoi se arrestimi në prag të zgjedhjeve duket i inskenuar.
“Nuk kam qenë dakord që Beleri të ishte kandidat në Himarë. Do të doja të ishte një kandidat i Partisë Demokratike. Ky është një mendimi im personal dhe nuk kam as ndonjë simpati për Belerin, por duke parë veprimet që janë kryer më duhet të pozicionohem dhe të them të vërtetën.
Është e dukshme, nëse Rama do të kishte pranuar, nuk do të kishte folur, do të kishte mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë kryeministri, por një kryeministër që del në media dhe thotë që unë do të merrem personalisht me të gjithë ata që duan të vënë Belerin aty, absolutisht është e inskenuar. Po flasim për një njeri që e ka problem dukjen e asaj që do të bëjë. Ai do që ta dinë njerëzit, që ai e bën një gjë të tillë, që nuk ka frikë fare nga askush dhe deliri i madhështisë që ka Rama tashmë është i ditur, Rama nuk do t’ia di”, u shpreh Baçi.
Lini një Përgjigje