
Ish-presidenti Bamir Topi duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit tha se ndjen keqardhje që situata te e djathta ka rënë në këto nivele.
Në një intervistë për “News 24”, ai i bëri thirrje të djathtës që të dalë nga izolimi, teksa shtoi se nëse ndasitë nuk lihen mënjanë dhe nuk arrihet të krijohet një opozitë e konsoliduar brenda 6 muajsh, zgjedhjet e ardhshme do të sjellin shkatërrimin përfundimtarë të PD-së.
Topi shtoi se ri ngritja e PD-së duhet të bëhet mbi bazën e figurave të raje dhe të lihet pas e shkuara duke nënkuptuar këtu ish kryeministrin Berisha.
“Historia e një marrëdhënie politike është e shtrirë në vite. Sëmundja që ka karakterizuar PD dhe lidershipin ka qenë tendenca krijo konflikt dhe elimino, por vjen një ditë që gjithë këto resurse, apo tronditet një marrëdhënie besimi, atëherë vjen një ditë që të gjitha këto të kthehen pas. Ky vend po rrëshqet në mënyrë të pakuptueshme në mungesë të opozitës. Ndonjëherë më mirë të ‘mos ketë një opozitë’ se të kesh një opozitë të tillë. Pra nëse këto faktorë negative do të vazhdojnë të qëndrojnë, atëherë kjo sëmundje do të vazhdojë.
Politika projektohet në dekada. Politikanë intelektualë mund të shkojnë edhe 10-15 vite, ai për vete dhe për formacionin e tij, po mendon gjatë. Ndaj them se sa nuk është vonë të djathtët duhet të dalin nga izolimi i tyre. Nëse nuk realizohet një organizmin brenda 6 mujorit të parë të jeni të sigurt se zgjedhjet që vijnë do të jenë asgjësuese për të djathtën. Ka një paradoks të fuqishëm, kur dikush e shtrin pushtetin dhe nuk është thjesht politik, është pushteti që ka mbi çdo strukturë të jetës, por ka edhe një paradoks tjetër, në historitë gjysmë të zhvilluar ka një paradoks që vjen me ato lëvizje që i kemi parë. Shqipëria duhet të dijë të ndërtojë gjëra në mënyrë graduale dhe sot më shumë se çdo gjë tjetër ka nevojë të riorganizojë të djathtën, dhe jo mbi ato njerëz që i lanë pronarët pa toka”, tha Bamir Topi.
Lini një Përgjigje