
Kreu i KQZ Ilirian Celibashi vijon të justifikohet për dështimin me sistemin elektronik. Në mëngjes sistemi dështoi dhe qytetarët nuk votonin dot, ndërkohë që janë hedhur miliona euro. Po ashtu në fund të votimit pajisjet elektronike hidheshin në makina sikur të ishin prej druri duke dëshmuar dhe një herë se KQZ nuk e ka marrë absolutisht seriozisht këtë gjë.
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë e paralajmëroi Celibashin se nuk do ta lejë me kaq këtë punë dhe kreu i KQZ foli sot. Ndonëse u munda të mos i përgjigje drejtpërdrejtë, Celibashi vijoi me justifikimet se sistemi nuk funksionoi vetëm në 5 për qind të qendrave të votimit.
“90% e qendrave të votimit, është hapur mes orës 07:00 dhe 7:30, vetëm 5% pas orës 8 dhe për 5% të tjera ka filluar mes orës 08:00 dhe 09:30, pra janë vetëm 5% e qendrave ku procesi ka filluar pas orës 8, këto janë fakte dhe pastaj mbi këto fakte, mund të bëjë vlerësimin e vet, por asesi impakti i kësaj vonese ka qenë negativ mbi mbarëvajtje së procesit, e di që kanë shkuar votues dhe nuk kanë mundur të votoj, prandaj ne i japim gjithë ndjesën tonë, sepse do duhet të ishte hapur në orën 07:00”, tha Celibashi.
Po ashtu ai u mundua dhe të tregohej i keqardhur për skenë e shëmtuar të pajisjeve që hidheshin në kamion pas votimt.
“Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë pa se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim”, tha Celiabashi.
Sistemi elektronik u fut që të mos kishte kontestime, por as kjo nuk ndodhi. Ndërkohë dhe vëzhguesit e ODIHR e thanë hapur se KQZ nuk ka bërë trajnimet e duhura për përdorimin e pajisjeve.
Lini një Përgjigje