
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka komentuar miratimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura i cili u votua ditën e sotme në Kuvend.
Ajo tha se kalimi me urgjencë nga qeveria është një shkelje flagrante e ligjit.
Sipas Çupit, ky ligj cenon rëndë zonat e mbrojtura pasi në to do ndërtohen kulla dhe do ndotet mjedisi.
“Kalimi pa procedura në seanca ku shfrytëzojnë mungesën e normalitetit është e patolerueshme dhe për këtë ka pasur reagime të opozitës dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Është dëshpëruese si po kalojmë këto ligje. Nuk ka mbetur më asgjë pa u pushtuar nga kjo qeveri; është shitur ajri, është shitur deti, kishin mbetur disa zona të mbrojtura me ligj edhe këto u pushtuan nga kjo qeveri. Ky ligj cenon rëndë zonat e mbrojtura. Do investohet aty, do ngrihen kulla, do bëhen restorante. Është ligj klientelist që do cenojë mjedisin; do ketë qofte, tym dhe raki”, tha Çupi për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje