TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2024, 15:41

“S’bëjmë pazare në kurriz të shqiptarëve”, Pampuri për amnistinë penale: Amendamenti i paraqitur nga PS, i turpshëm!

Shkruar nga Pamfleti

“S’bëjmë pazare në kurriz të

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, duke folur për amnistinë penale, tha se PD nuk bën pazar të turpshëm.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ajo tha se Partia Demokratike nuk jep vota, që të miratohen ligje në kurriz të shqiptarëve. Ai shtoi më tej se protestuesit duhet të ishin amnistuar teksa theksoi se nuk kishte asnjë pazar mes palëve.

Në parlament nuk ka diskutime, sepse maxhoranca vendos për çdo gjë. Ne nuk morën pjesë në parlament, sepse nuk mund të bëhemi palë e një pazari, që kalon nivelin e të turpshmes. Skandale bëjnë të gjithë ata, që miratojnë ligje në parlament, që nuk janë në favor të shqiptarëve. Kush përmend pazare, janë ata që bëjnë më tepër pazare. Ne nuk jemi ajo opozitë, që të nxjerrim nga burgu të gjithë ata që janë në qeli. Protestuesit patjetër që duhet të amnistohen, sepse ata thjesht kanë protestuar për një vend më të mirë. Ne nuk bashkohemi votat me PS, kur ata paraqesin amandamente, që iu shërbejnë politikanëve të korruptuar të qeverisë. Ne e kemi thënë se SPAK është struktura e vetme, ku shqiptarët kanë shpresa se do të ketë drejtësi”, tha Pampuri.

pampuri

Lini një Përgjigje