TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2024, 15:08

Juristi i PD-së zbulon arsyen përse dështoi “pakti” Rama-Basha për Amnistinë Penale!

Shkruar nga Pamfleti

Juristi i PD-së zbulon arsyen përse dështoi “pakti”

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ka dhënë detaje përse dështoi “pakti” Rama-Basha për amnistinë penale.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai deklaroi se Partia Demokratike ishte dakord me draftin e parë për Amnistinë Penale dhe kishte kërkuar vetëm të shtohej pika ku të përfitonin nga amnistia protestuesit, por sipas tij papritur projektligji ndryshoi.

Sipas juristit, PS ka hequr nga projektligji pjesën ku flitet për të dënuarit nga GJKKO, në mënyrë që këta të dënuar të përfitojnë nga aministia.

Ne kemi draftin fillestar, në nenin 5 të këtij projektligji, pika c, që e ka mbrojtur publikisht zoti Manja thotë: Kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit. Për veprat e ndaluara ulet 1 vit dënim për meshkujt dhe 1 vit e gjysmë për femrat. Në nenin 5, pika 2 c thotë: Personat e dënuar akuza penale ndaj të cilëve janë gjykuara nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk përfitojnë nga ulja e dënimit. Asnjë prej tyre nuk përfiton zbritje të dënimit. Ky ishte drafti fillestar, i depozituar në parlament. Ka edhe një pikë të pika 6, që është dryshuar dhe funksionarët publik që nuk kanë deklaruar pasurinë.

Me këtë draft ishim në rregull. Partia Demokratike ka mbajtur qëndrim politik dhe ka kërkuar dhënien e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit, për veprat penale 150,151. Kjo ishte kërkesa që donte të shtonte Enkelejd Alibeaj. Kjo nuk u mor në konsiderat. Pa pritur ne na vjen një projekt-ligj ku është hequr pjesa e GJKKO. Kanë hequr pikën C, ku flitet për GJKKO. Këtë e ka hequr gjithashtu ka hequr edhe pikën kur flitet për personat që nuk kanë deklaruar pasurinë, në mënyrë që edhe këta të përfitojnë amnistinë”, tha Sefa.

 

Lini një Përgjigje