TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2024, 13:31

PS kërkon të falë zyrtarët e korruptuar, Zekthi: Projektligji për Amnistinë Penale pa transparencë, palët akuzojnë njëra-tjetrën!

Shkruar nga Pamfleti

PS kërkon të falë zyrtarët e korruptuar, Zekthi:

Anëtari i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi foli për rrëzimin e projektligjit të Amnistisë Penale.

Gjatë kësaj interviste, Zekthi theksoi se ky është një projektligj ku nuk duhet të përfshihen interesat personale.

Sipas tij Partia Socialiste duket më e angazhuar me draftin, megjithatë thekson se nuk ka pasur transparencë për publikun lidhu me këtë projektligj.

“Bëhet fjalë për të amnistuar njerëz që janë duke u hetuar për çështje të lehta apo që kanë mbetur pak kohë për të vuajtur dënimin. Por këtu nuk ka transparencë, nuk po merret vesh se çfarë ndodh. Nuk ka asgjë të qartë, ka deklarata kundërvënëse ndaj palëve. Zoti Manaj nuk paraqiti asnjë draft konkret që të sqarojë se çfarë nuk përfshihet. Por palët bëjnë vetëm akuza mes tyre. Pra zoti Basha dhe Manja bëjnë akuza dhe kundër akuza. Në amnisti është kërkuar të amnistohen të gjithë ato që kanë marrë pjesë në protesta”, tha Zekthi për Abcnews.

 

zekthi ps zyrtaret e korruptuar amnisitia penale

Lini një Përgjigje