
Shërbimet partnere kanë arritur që të identifikojnë një mori rastesh të fshehjes së parave të korrupsionit, ku më i rëndësishmi është ai i një politikani shqiptar që ka arritur të fshehë në Londër mbi 80 milionë euro...
Fundosen politikanët që kanë fshehur pasuritë në Londër. Ka shumë funksionarë, mes të cilëve dhe një politikan i njohur që kanë fshehur shuma të mëdha parash në Britani. Madje disa kanë blerë dhe pasuri të paluajtshme.
Por sot është hedhur një hap shumë i rëndësishëm nga SPAK, përmes të cilit do të goditen si bosët e krimit që pastrojmë atje para, por edhe pushtetarët që tentojnë të fshehin milionat e korrupsionit. Sot në SPAK mbërriti një delegacion nga Britania dhe u firmos një pakt mes Agjencisë Kombëtare kundër Krimit dhe SPAK, për të goditur këdo.
“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), Graeme Biggar dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Altin Dumani nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi mes institucioneve që ata drejtojnë, i cili ripohon partneritetin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Kjo do të çojë drejt një partneriteti më të ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në luftë kundër kërcënimeve të përbashkëta nga krimi i organizuar dhe korrupsioni në rang botëror”, njofton ambasada britanike.
Por kjo do të thotë se në rrezik janë shumë emra. Shërbimet partnere kanë arritur që të identifikojnë një mori rastesh të fshehjes së parave të korrupsionit, ku më i rëndësishmi është ai i një politikani shqiptar që ka arritur të fshehë në Londër mbi 80 milionë euro. Bëhet fjalë për një emër të njohur i cili po hetohet nga SPAK dhe në kuadër të kësaj marrëveshje nuk është çudi që të bëhet zbërthimi llogarive bankare në Britani. Madje ndaj tij ka pasur dhe akuza se ka një vilë atje. Por ai nuk është i vetmi, ka dhe emra të tjerë që kanë dërguar atje paratë e korrupsionit.
Londra, Zvicra, Meksika, Malta apo Ishujt Kajman janë disa nga destinacionet ku zyrtarë të ndryshëm kanë fshehur paratë e korrupsionit. Falë ndihmës së vendeve partnere, për shumë prej tyre janë gjetur mjaft të dhëna dhe priten zhvillime. /Pamfleti
Lini një Përgjigje