TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2024, 14:38

'Lajthit' Meta, sulmon ashpër kreun e SPAK: Mos prisni që kushëriri i Nuredin Dumanit të pranojë takimin me Mc Gonigal

Shkruar nga Pamfleti

'Lajthit' Meta, sulmon ashpër kreun e SPAK: Mos prisni që

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sërish sot kreun e SPAK, Altin Dumani duke e cilësuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

Meta tha se kushëriri i Altin Dumanit, Nuredini ka vrarë, ndërsa kreu i SPAK po vret pluralizmin.

“Nuredini vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes. McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit.

Ca prisni që kushëriri i Nuredinit ka takuar McGonigal, këtë prisni ju? Të thotë kushëriri i Nuredinit që ka vajtur në Fier disa herë te Kastriot Ismailit, i dënuar në atë kohë, duke iu lutur të bënte dëshmi kundër Ilir Metës, se mbronte GJK në mënyrë që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procesimin kundër Ilir Metës, mbi bazën e një delinkuenti të dënuar nga gjykata për dhunë në familje", tha Meta.

Gazetari: A po kërcënon?

Meta: Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik. Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë ik se i ke punët keq. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë Ik se i ke punët keq... Laraskat mund ti kapin por ka 300 mijë Vojo Kusha, këtu në Amerikë, Bruksel e në të gjithë botën.

Në lidhje me akuzën e Metës, Altin Dumani reagoi së fundmi duke u shprehur se nuk e ka takuar ndonjëherë McGonigalin.

 

meta kreu i spak sulm nuredin dumani kusheriri mc gonigal

Lini një Përgjigje