TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2024, 12:45

Bardhi "puç" Berishës, nuk e rikthen në grupin e PD; Kuvendi zbulon manovrat me procedurat

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi "puç" Berishës, nuk e rikthen në grupin e PD;
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Kreu i grupit u pyet dje nga gazetarët për këtë zhvillim dhe ai devijoi, duke ngritur pikëpyetje nëse vërtet ka kërkuar afrimin e Berishës. 

Të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha janë kthyer në grupin e Partisë Demokratike, përveç Sali Berishës.

Kuvendi në një njoftim zyrtar ka shpjeguar se përse Berisha ka mbetur jashtë, duke theksuar se ai nuk ka qenë anëtar i grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës.

Me kërkesë të Bardhit në grup janë kthyer të gjithë deputetët që kanë qenë anëtarë të grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës më 10 shtator.

"Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.” Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike."-thuhet në njoftim. 

Kreu i grupit u pyet dje nga gazetarët për këtë zhvillim dhe ai devijoi, duke ngritur pikëpyetje nëse vërtet ka kërkuar afrimin e Berishës. 

Bardhi tha se njeh grupin parlamentar demokrat si të tërë, atë që u shpërfaq në mbledhjen e 5 shtatorit 2023, përfshirë në të edhe Sali Berishën.

Mirëpo kjo njohje është vetëm në "mendjen" e Bardhit pasi në dokumente nuk figuron si e tillë. Kreu i grupit demokrat duhet të kishte parasysh këtë para se të përpilontë kërkesën. Natyrshëm lind pyetja: "A mos është kjo një tentativë e Bardhit për ta lënë Berishën jashtë grupit të PD.

"Unë do t'i qëndroj arsyes pse kam dalë të ju komunikimi i grupit parlamentar është i qartë, besoj se është një çështje e tejkaluar problematika brenda PD-së. Çdo tentativë për të zhvendosur vëmendje nga tema që janë në interes të qytetarëve për të rikthyer vëmendjen tek përçarja nuk do të marrë vëmendje tonë,. Grupi i PD-së është bashkuar që në 5 shtator 2023", tha Bardhi dje për mediat. 

sali berisha kuvendi gazment bardhi

Lini një Përgjigje