
Kryetari i komisionit hetimor për TIMS, deputeti Ervin Salianji, në një komunikim me mediat ka njoftuar se ka depozituar disa kërkesa për informacion lidhur me hetimet që do të zhvillojë komisioni.
Nëse institucionet nuk do të kthejnë përgjigje brenda 5 ditëve, Salianji tha se do të ketë kallëzime penale për shpërdorim detyre.
“Kam depozituar dje kërkesat për informacion të firmosura nga unë, drejtuar Ramës, ministrit të brendshme, Drejtorit të Policisë, drejtorit të AMP, drejtores së Shërbimit Informativ. PS kërkon që ne të mos bëjmë as kërkesa për informacion dhe të korrektojmë kërkesat nga ekspertët.
Ne kërkesat i kemi bërë pasi kemi marrë vendim të ndërmjetëm.
Institucionet kanë detyrim të përgjigjen brenda 5 ditëve ose do të përballen me kallëzime penale për shpërdorim detyre.
Sovraniteti i është dorëzuar bandave me të dhënat më sensitive, jo vetëm të shtetasve shqiptarë por edhe për të huajt që hyjnë e dalin nga territori ynë.
Nuk duhet të mbetet ndëshkuar asnjë që është i përfshirë në këtë gjë.
E pa dëgjuar është që përfaqësues të mazhorancës të bojkotojnë komisionet hetimore dhe Parlamentit. Ikën dje si skuthat, njëlloj si ndërhyrja në sistemin TIMS për qëllime kriminale. Edhe mbrojtja që pretendohet tu bëhet atyre është veprimtari kriminale”, tha Salianji.
Lini një Përgjigje