TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2024, 14:31

Meta nuk ndalet se shenjestruari Monikën: Rrjedhje e frikshme korrupsioni dhe evazion për shkak të nepotizmit

Shkruar nga Pamfleti

Meta nuk ndalet se shenjestruari Monikën: Rrjedhje e frikshme korrupsioni

Ilir Meta është më i vendosur se kurrë për spastrimin e Partisë së Lirisë, veçanërisht nga nepotizmi, për të cilin thotë se e ka dëmtuar rëndë partinë.

Edhe pse këto akuza janë parë si të drejtuara ndaj Monika Kryemadhit, Meta nuk ka përmendur emra konkretë dhe ka thënë se nuk do të hyjë në detaje.

Megjithatë ai tregohet i ashpër kur thotë se për shkak të nepotizmit në parti, ka patur edhe korrupsion të frikshëm dhe evazion të jashtëzakonshëm, të miliarda eruove që nuk hyjnë në administrim.

“Nuk kam ndërmend të hyj në detaje të panevojshme. PL është këtu me e qartë se asnjëherë tjetër jo vetëm në situatën në të cilën ndodhet vendi, por edhe për përgjegjësitë e saj dhe për vetë situatën në të cilën është ndodhemi deri tan.

PL ka një platformë të qartë, jo vetëm sa i takon programit, por të miratojë në konventën e 27 prillit një statut që do t’i japi fund çorganizimit të organizuar dhe do ta kthejë PL një platformë përfshirë, bazuar vetëm mbi standarde e meritokraicisë. Do t’i jepet fund nepotizmit që e kanë dëmtuar seriozisht PL.

Duam të japim shembullin nesër sesi duhet të jetë administrata nën qeverisjen e PL. Ka një rrjedhje të frikshme të korrupsionit për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzakonshëm, të miliarda eruove që nuk hyjnë në administrim.

Nepotizmi është kaq shumë i rënduar në vendin tonë”, deklaroi Meta.

I pyetur nëse një ndryshim i tillë statutor shënjestron Monika Kryemadhin, Meta tha se i duhet dhënë fund përdorimit të lidhjeve familjare qoftë edhe pa vetëdije.

ilir meta monika kryemadhi

Lini një Përgjigje