TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2024, 12:59

“Kërkuan të anulohej se ishin në tualet”, Salianji për bojkotin e PS te TIMS: Po mbrojnë një grup kriminal në polici që ndërhyn në sistem

Shkruar nga Pamfleti

“Kërkuan të anulohej se ishin në tualet”, Salianji

Kryetari i komisionit hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji në një deklaratë për media foli në lidhje me braktisjen e mbledhjes së djeshme të komisionit.

Salianji u shpreh se kërkesat e përfaqësuesve të PS kanë qenë të ndryshme nga mbledhja në mbledhje, ku dje në mënyrë absurde sipas tij kërkuan anulimin e votimit të mbledhjes së kaluar sepse “kishin qenë në tualet”.

Salianji foli edhe në lidhje me reagimin e nënkryetarit të komisionit Toni Gogu.

“Qytetarët, Shqipëria, një parlament, u bë dëshmitare e një ngjarje të paprecedentë, ku anëtarët e Komisionit Hetimor për Timsin, pasi kërkuan 5 minuta pushim, nuk u rikthyen më në komision. Kërkesa e PS, siç e keni parë nga mbledhja në mbledhje, kanë kërkuar në mbledhjet pasardhëse, ndryshimin e mendimit që kanë pasur në mbledhjen pasardhëse. Ata arritën në një vendim absurd, ku kërkonin anulimin e atyre vendimeve që ishin marrë në mbledhjen e mëparshme, me pretendimin se kishin qenë në tualet. Është e qartë se çfarë qëllimi ka PS, për të bërë hetimin parlamentar, për të mbrojtur një grup të pretenduar kriminal, që është vendosur qëllimisht në policinë e shtetit, për të ndërhyrë në sistemin TIMS. Për këtë arsye ne duhet të ishim në kushtet e urgjencës”, tha ai.

salianji tims ps grup kriminal

Lini një Përgjigje