TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2024, 10:42

Kuvendi miratoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, Ina Zhupa: Qeveria u çmend, do e çojmë në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi miratoi ligjin për Zonat e  Mbrojtura, Ina Zhupa: Qeveria u
Ina Zhupa

Ditën e sotme me 74 vota pro Kuvendi miratoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se ky është një ligj me porosi për interesat e oligarkëve dhe se shkel direktivat e BE-së.

‘Sot në seancën plenare kaloi një ligj që është shkatërrimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri. Një ligj klientelist i bërë për oligarkë të caktuar pranë Ramës. Heq mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura i bën ata sheshe ndërtimi ku mund të kryhen investime strategjike sipas kontratave që do të firmosin. Është në kundërshtim me kapitujt që ne duhet të plotësojmë për të hapur procesin e negociatave me BE-në. është një ligj me porosi dhe fakti që është një ligj me porosi duket te projekti i Divjakës. Dikush ka pasur porozi nga Edi Rama. Sot nëse pret një pemë në pyll dënohesh. Nëse vret një kafshë të egër dënohesh, por nëse ti sot ndërton në mes të Zonave të Mbrojtura quhesh investitor strategjik.’- tha Zhupa.

ina zhupa kuvendi miratoi ligjin për zonat e mbrojtura

Lini një Përgjigje