TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2025, 17:20

Kush i bëri listat në PD dhe pse të gjithë akuzojnë Flamur Nokën?

Shkruar nga Pamfleti

Kush i bëri listat në PD dhe pse të gjithë akuzojnë

Çuditërisht, të gjithë targetonin vetëm një emër, Flamur Nokën.

Në dy partitë kryesore të vendit, atë Socialiste dhe atë Demokratike pati pakënaqësi dhe reagime të shumta lidhur me mënyrën dhe emrat e përcaktuar në listat e kandidatëve për deputet, për zgjedhjet e 11 majit.

Por çfarë ra më shumë në sy, ishin akuzat brenda Partisë Demokratike. Fillimisht duke injoruar primaret dhe më pas duke bërë pazare në renditjet e listave, akuzat shpërthyen ndaj drejtuesve të partisë. Çuditërisht, të gjithë targetonin vetëm një emër, Flamur Nokën. Në të gjitha reagimet, Berisha lihej pothuajse jashtë “ekuacionit” dhe akuzat orientoheshin drejt Nokës. Kolegët e tij e akuzonin se ishte ai që i “frynte në vesh” Berishës për emrat e zgjedhur.

Fillimisht ishte një nga më të votuarit e primareve, Dashnor Sula, i cili u la jashtë listave të hapura dhe të mbyllura të Partisë Demokratike. Në reagimin e tij, Sula tha PD-ja ka përfunduar në duart e dy figurave më të urryera nga shqiptarët, që sipas tij ishin Albana Vokshi dhe Flamur Noka.

“Në radhë të parë falenderoj gjithë demokratët e Elbasanit, Peqinit që përgjatë 20 viteve kemi punuar bashkë për një ëndërr që PD të triumfojë në zgjedhje që nuk u realizua për shkak të problemeve të mëdha të brendshme dhe fatkeqësisht konstatoj që këto probleme që duhet të mbylleshin pas vendimit të 9 shtatorit kur Basha mori një vendim të njëanshëm për largimin e Berishës nga grupi i PD vazhdojnë. Fatkeqësisht PD ka rënë sot në dorë të dy figurave të urryera nga shqiptarët si Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Vokshi kurrë nuk ka bërë një garë brenda PD, kam folur për këto gjëra, vetëm se kam folur jam këtu sot”, tha Sula ndër të tjera në reagimin e tij.

Më pas një tjetër reagim do të vinte nga ana e demokrates Alesia Balliu, e cila hodhi akuza të forta ndaj drejtuesve më të lartë të PD-së, për përfshirje në manipulimin e rezultatit të garës së primareve në të cilin ajo mori pjesë.

Gjatë daljeve në intervista televizive, ajo akuzoi Flamur Nokën dhe të tjerë brenda PD-së se kanë bërë Pazar me listat e mbyllurat të PD-së.  

Më vijnë sms nga Elbasani dhe e kam një detyrim një shpjegim për ta! Ky është numri personal i Flamur Nokës, (tregon bisedën në telefon), ku vihet deputetja që është në listë të mbyllur! Një nga mikeshat më të ngushta të Alketa Vejsiut dhe drejtoreshën e burrit të saj, që këta dalin dhe vetëm e baltosin me çështjen e Ramës, vihet në listë të mbyllur duke bërë pazare”, tha ajo ndër të tjera.

Ndërkohë që edhe sot erdhi një tjetër akuzë ndaj Flamur Nokës nga një tjetër demokrat, Renato Kumrija, i cili garonte si kandidat në listat e hapura në Elbasan.  

Ai akuzon Nokën se e ka thirrur në zyrë për t’i komunikuar se nuk do të jetë në listë si kandidat për deputet pasi duhet t’i lindte vendin dikujt tjetër. Ai thekson se e ka kundërshtuar vendimin personal të Flamur Nokës, por shton se ky i fundit ia hoqi emrin duke shkelur statutin e PD.

Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike Qarku Elbasan, miq, shokë dhe bashkëpunëtorë që keni besuar tek unë si një i ri në politikë dhe më keni dhënë mbështetje të pakushtëzuar, pa interes, që të jem kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Ju ve në dijeni që më ka thirrur Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili me ka komunikuar qe unë nuk do të jem në liste si kandidat për deputet. Arsyeja është e thjeshte, pasi duhet t’ia lenë vendin dikujt tjetër, ndërsa kanë lënë në listë kandidatë me shume me pak mbështetje nga Primaret. Edhe pse e kundërshtova me forcë qëndrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerëzor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin”, shkruan ndër të tjera Kumrija në reagimin e tij.

Pse gjithë këto akuza ndaj Flamur Nokës? Mos vallë PD-ja me në krye Berishën, aktualisht ‘drejtohet’ nga Noka, i cili duke shfrytëzuar besimin e fituar ndër vite ndaj doktorit e këshillon atë të marrë vendime në interes të tij? Asgjë nuk mund të thuhet me siguri, por prej kohësh figura të njohura brenda PD-së, kanë akuzuar se Nokën se është ai që i “fryn në vesh” Berishës, për shumë vendime brenda partisë./Pamfleti 

Lini një Përgjigje