
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar sot listat e kandidatëve për deputet për 7 parti politike dhe koalicionet që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Seanca u mbajt sot në orën 12:00, ku u shqyrtuan kërkesat për miratimin e listave shumëemërore të disa subjekteve zgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Konkretisht, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi listat me nga 186 kandidatë për PS e Edi Ramës, PSD e Tom Doshit, Mundësia e Agron Shehajt, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet" mes Lapajt dhe Shabanit, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” mes Alibeajt dhe Shehit si edhe subjektit "Aleanca Demokracia e Re".
Listat shumëemërore të miratuara sot janë të subjekteve zgjedhore si më poshtë:
1.“Partia Socialiste e Shqipërisë”
2.“Partia Socialdemokrate”
3."Partia Koalicioni Euroatlantik”
4.Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”-Adriatik Lapaj
5.Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”
6."Partia MUNDËSIA”
7."Partia Aleanca Demokracia e Re”
Lini një Përgjigje