3 mesazhet çoroditëse nga Uashingtoni për Sali Berishën...
Fitorja e Donald Trump, gëzoi më shumë Sali Berishën se sa vetë republikanët në SHBA. Ditën që u shpall rezultati, plasi festa në selinë e PD dhe shtëpinë e doktorit, pasi të gjithë menduan se “kaq e pat fukarallëku” dhe tani çdo gjë do të jetë vaj.
E mbani mend që Doktori një javë rresht dilte nga 3 herë në ditë në media dhe fliste vetëm, për fitoren e Trump. Ai mendon se me fitoren e tij do i hiqet “non grata”, SPAK do shkrihet dhe ai nuk do të ketë më telashe me drejtësinë, duke shijuar kështu plaçkën e vjedhur nga shqiptarët.
Mirëpo gjatë javëve të fundit, Berishës i kanë ardhur 3 mesazhe jo fort të mira nga përtej Atlantikut, duke treguar se nuk është dhe aq kollaj kjo punë.
Mesazhi i parë çoroditës erdhi më 15 shkurt, ku u lajmërua se Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, ishte ngarkuar nga sekretari Rubio me një detyrë të re, atë të mbikëqyrjes së fondeve për Ukrainën. Pra Kim vijon të jetë pjesë e DASH.
Lajmi dytë i keq erdhi më 8 mars, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio drithëroi të gjithë fanatikët e Donald Trump. Në Ballkan dy personat më të lumtur ishin Milorad Dodik i Bosnjes dhe Sali Berisha i Shqipërisë. Të dy “non grata” dhe nën hetim nga drejtësia.
Politikani më i fuqishëm i popullsisë serbe të Bosnjë-Hercegovinës organizoi madje një festë për nder të ish-presidentit dhe presidentit të ardhshëm amerikan. Duke e tallur ambasadën amerikane në Sarajevë, e cila, sipas tij, nuk dëshironte të organizonte një festë, Dodiku tha se ai e mori vetë përsipër këtë detyrë.
Por Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, tha se veprimet e presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik, përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje-Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të vendit.
Ndërsa goditja më e madhe ka ardhur dje. Mediat amerikane raportojnë se Colleen Hyland do të jetë Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Alexandru Sasha Kasanof.
Ajo është një emër mjaft i njohur, pasi ka ardhur dhe në Tiranë dhe ndër personat që ka takuar ka qenë Altin Dumani. Madje ka qenë mbështetëse shumë e fortë e SPAK.
“Shqipëria ka bërë përparime te shkëlqyera kundrejt korrupsionit edhe kjo edhe si pasoje e veprimtarisë së SPAK që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka fituar besimin e qytetarëve. Ky është një sinjal forte për investimet dhe kjo sjellje është e rëndësishme për bashkimin me BE”, ka thënë ajo gjatë një vizite në Tiranë në shtator të viti 2024.
Pra duket se Berisha nuk do ta ketë aq të lehtë të arrijë te ajo që dëshiron, pasi po i dalin shumë pengesa. /Pamfleti
Lini një Përgjigje