TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2025, 20:52

10 orë transmetim, Rama sfidon gazetarin: 80 të ftuar o Fevzi, se ti i bën me regjistrim dhe pastaj bën sikur del Live

Shkruar nga Pamfleti

10 orë transmetim, Rama sfidon gazetarin: 80 të ftuar o Fevzi, se ti i

Edi Rama u bëri qokën sot kandidatëve të tij. Gjatë gjithë ditës së shtunë, në podcastin e tij “Flasim” ai  prezantoi për rreth 10 orë në transmetim 80 kandidatë.

Në përfundim, Rama u shfaq në një video të shkurtër në Instagram, së bashku me 3 persona që qëndrojnë prapa kuintave për të drejtuar transmetimin teknik. Ai ka sfiduar Blendi Fevziun.

Ja pra 9 orë e 43 minuta, unë, një tavolinë, dy kamera, tre çuna. Këta të dy këtu dhe qerosi që iku për iftar. Edhe një kompjuter këtu pa luajtur nga vendi. Fevzi, 80 të ftuar Fevzi, se ti i bën me regjistrim dhe pastaj bën sikur del Live edhe thonë si rri ky Fevziu.

80 të ftuar o Fevzi, edhe për çfarë? Për këtë, kjo është Republika e Shqipërisë ne do ta bëjmë Europian Union Republic of Albania dhe në momentin që çdo shqiptar dhe shqiptare do ta marrë këtë atëherë askush nuk sheh dot më nga lart-poshtë, mua jo e jo se nuk më shohin dot, por asnjërin nga ju dhe do të jemi që të gjithë të lara përpara atyre që na e kanë lënë amanet Shqipërinë në maj dhe të gjithë atyre që u kemi borxh, të gjithë fëmijëve të këtij vendi”, ka thënë Kryeministri Edi Rama në këtë video të shkurtër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Lini një Përgjigje