TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2025, 20:40

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Berisha: Nuk është akt censure, nesër mund të mbyllet RTSH në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Berisha: Nuk është akt

Kreu demokrat Sali Berisha nuk e konsideron si një akt censure mbylljen e Zërit të Amerikës nga administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Teksa u pyet nga gazetarët sepse mbyllja e TikTok konsiderohet akt censure dhe pse ajo e Zërit të Amerikës nuk është e tillë, Berisha tha se kemi të bëjmë me një ent publik.

Komenti im është ky, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se çfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar.

Unë e kam ndjekur sepse atë e kam tregues.

Dhe e dyta,fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha se nuk do ketë censurë në SHBA.

Në këtë kontekst, mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e gjeopolitikës globale.

Pra, ata konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen me këtë radio të kufizohen ose të shmangin një propagande që administrata aktuale dhe zonja Lake e konsideronte të tepërt.

Kështu që nuk ka të bëjë me censurën kjo. Ai është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë.

Në këtë aspekt, mund të them se ai ishte një akt anticensure mbyllja e Zërit të Amerikës”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje