TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2025, 21:37

“O Sali, o hero”/ Perla nga protesta, Berisha i premton të miturit: Gjyshi do ta hapë TikTok-un më 12 maj (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“O Sali, o hero”/ Perla nga protesta, Berisha i premton të

Opozita protestoi sot për mbylljen e Tik Tok. Një grup të rinjsh u tubuan para Kryeministrisë, teksa mori pjesë dhe vetë Berisha. Ky i fundit nuk mbajti fjalë në protestë, por foli për gazetarët pas mbylljes së saj. Në atë moment u afrua një djalë i vogël duke bërtitur “O Sali o hero”. Por Berisha e thirri dhe e përqafoi.

Dialogu

Berisha: Hajde, hajde, bravo që ke ardhur.

Djali i mitur: O Sali, o hero.

Berisha: Gjyshi do ta hapë TikTok-un menjëherë, më datë 12 maj do kesh TikTok.

Djali i mitur: Jam nga Tropoja unë.

Lini një Përgjigje