TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2025, 10:19

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, reagon Rama: Jam pa fjalë, jemi në gatishmëri nëse keni nevojë për ndihmë

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, reagon Rama: Jam pa fjalë, jemi
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë me 51 të vdekur në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka shprehur ngushëllimet homologut të tij, Mickovski dhe thotë se Shqipëria është e gatshme t'i vijë në ndihmë

'Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.', shkruan Rama.

Mediat vendase bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Pulse”. Në diskotekë ishin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një koncert të një grupi të famshëm vendas.

Raportohet se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë lëndët piroteknike që janë përdorur brenda në ambientet e lokalit për të festuar.

Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhur ngjarja, por ajo që bëhet e ditur nga MPB, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private.

Bëhet me dije që për shkak të viktimave të shumta, tashmë në Shkup janë anuluar të gjitha vizitat zyrtare, ndërkohë që ministri i Brendshëm po qëndron tashmë në Koçan dhe gjatë ditës pritet të arrijnë edhe politikanë të tjerë.

 

tragjedia në maqedoninë e veriut rama

Lini një Përgjigje