TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 13:47

Kush dhe pse i mban peng pozicionet drejtuese në arsimin parauniversitar në Elbasan?

Shkruar nga Pamfleti
Kush dhe pse i mban peng pozicionet drejtuese në arsimin parauniversitar
Evis Kushi dhe Ogerta Manasterliu

Pse ish ministrja e Arsimit, z. Evis Kushi ka heshtur përballë këtyre shkeljeve flagrante?

Prej 7 vitesh, në shkelje të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për kriteret e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve dhe nëndrejtorëve të shkollave, në qytetin e Elbasanit shumë drejtorë dhe zv. drejtorë shkollash i drejtojnë këto institucione arsimore pa vendim emërimi.
Çfarë përgjigje mund t'i japë ish ministrja e Arsimit Evis Kushi pyetjes: pse u mbajtën peng në Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) pozicione drejtuese Elbasan?!

Për të qenë më konkretë, po ju listojmë disa prej tyre:
- Drejtoresha e shkollës së mesme të përgjithshme "Vasil Kamami" drejton shkollën prej 7 vitesh pa emërim, por e komanduar(!).
- Dejtoreshat e shkollave të mesme të përgjithshme "Kostandin Kristoforidhi", "Dhaskal Todri", "Mahir Domi", prej dy vitesh drejtojnë shkollat të pa emëruara(!!!)...
- Drejtorët e shkollave 9-vjeçare "Fadil Gurmani", "Sul Misiri", "Qemal Haxhihasani 2", prej dy vitesh drejtojnë pa emërim. - Në shkollën e mesme të përgjithshme "Mahir Domi" përveç drejtoreshës, edhe të tre nëndrejtorët, që prej 3-4 vitesh, punojnë gjithashtu pa emërim, por me komandim(!!!).
Të mos përmendim pastaj shkeljen e kritereve të atyre që janë emëruar! Diploma nga shkollime me kohë të pjesshme, nota mesatare e universitetit të tyre lë për të dëshiruar dhe të pa certefikuar nga "Shkolla e Drejtorëve"...
Por çudia nuk ka të sosur:
Vetë ZVAP Elbasan 16 punonjësit e saj i ka të komanduar dhe as që ka shenja se do të hapë ndonjë ditë konkursin për t'i pasur të emëruar punonjësit e saj(!)...

Pyetjet që lindin natyrshëm pas kësaj situate të jashtëzakonshme në arsimin parauniversitar në Elbasan janë:
Pse Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë nuk i zhvillon konkurset për këto vende pune?!
Po ZVAP Elbasan, pse nuk i deklaron për konkurim këto vende pune?
Pse në Elbasan nuk zbatohet ligji për punësimin në arsimin parauniversitar?
Kush i mban peng këto vende drejtuese në arsimin parauniversitar në Elbasan?
Po ministrja e re e Arsimit, znj. Ogerta Manastirliu, do verë dorë t'i lirojë nga pengmarrja gjithë këto që parashtruam?/Pamfleti

sistemi arsimor parauniversitar elbasan

Lini një Përgjigje