TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 13:44

Përplasja e Ramës me Rusinë, Frrok Çupi: Kryeministri dha një mesazh të fortë në OKB!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja e Ramës me Rusinë, Frrok Çupi: Kryeministri dha
Frrok Çupi

Në nisje takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB,  ambasadori rus replikoi dje me drejtuesin e mbledhjes, kryeministrin Rama duke kërkuar të mos i jepej  fjala presidentit ukrainas.

Duke folur mbi këtë, analisti i njohur Frrok Çupi tha se kryeministri Edi Rama i dëshmoi sy për sy Moskës se e drejta është në anën e Ukrainës.

Pesha e këtij eventi vjen njëherë në 100 vjet. Kjo që ndodh midis kryeministrit në rolin e presidentit të Këshillit të Sigurimit me përfaqësinë e Rusisë ishte dëshmi e asaj, që shtete nuk maten nga sipërfaqen, nga ushtritë, nga kapacitete të gjerësive gjeografike, por shtetet varen nga e drejta, Rama dëshmoi sy për sy me Moskën se e drejta qëndron tek ajo pjesë ku mbanë anë edhe Shqipëria, me të cilën janë SHBA, shtete e Evropës dhe shtete e përparuara të qytetërimit botëror. Ishte radha ku fuqitë shtetërore të botës mbajtën krahun e duhur, pro Ukrainës dhe kundër agresionit të Rusisë. Këtë gjë vërtetoi qëndrimi i Edi Ramës, por ndërkohë vërtetoi se sot punët e mëdha varen shumë nga individi”, tha ai.

Sa i takon debatit të djeshëm, analisti tha se Rusia manifestoi krizën e vjetër duke dëshmuar se politika e saj bazohet tek forca. Ai shtoi se në përballjen e djeshme u dëshmua se politika e së drejtës fiton përballë agresionit dhe gjuhës së forcës.

“Përfaqësuesi i Rusisë manifestoi krizën e vjetër. Rusia është mësuar me një edukim shtetëror sovjet dhe përballë elegancës së fjalës, Rusia përgjithësisht ka shfaqur forcën. Gjatë gjithë punimeve u manifestua politika e forcës dhe politika e së drejtës, dhe përgjithësisht fitoi politika e të drejtës. Rusia tentoi ta konsiderojë Shqipërinë të vogël. Rusia deshi të thoshte se kush jeni ju, dhe tani Rusia ndodhte e vendosur me shpatulla pas murit jo thjesht nga Ukraina, por e nga gjithë bota, e cila po kërkon që Rusia të çlirojë Evropën dhe botën nga konflikti”, tha ai.

Ai u shpreh se me paraqitjen e djeshme në OKB, Shqipëria dëshmoi dhe fitoi një diplomaci të lartë duke u rreshtuar hapur krah vlerave kryesore botërore.

frrok Çupi rama ne okb

Lini një Përgjigje