TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 13:10

Zgjedhjet në Kukës ndezin Kuvendin/ Berisha shpërthen ndaj Manjës: Je kriminel elektoral. Ish ministri: Ju kam mundur

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Kukës ndezin Kuvendin/ Berisha shpërthen ndaj
Sali Berisha dhe Ulsi Manja

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha në sallën e Kuvendit ka debatur ashpër me ish ministrin Ulsi Manja pasi ky i fundit u shpreh i sigurtë se zgjedhjet e të dielës në bashkinë e Kukësit mund ti fitojë kandidati socialist.

Teksa Manja deklaroi se kuksianët tashmë e kanë ndarë mendjen se kë do të votojnë, Berisha mori fjalën nga vendi, prej ku dhe akuzoi Manjën si “një kriminel të mirëfilltë elektoral.”

“Kuksianët ditën e diel keni zgjedhje, kanë dy alternativa ne kemi kandidatin tonë dhe socialistët e Kukësianët e kanë ndarë mendjen do votojë Arben Halilajn. Do mbështesin atë. Jeton aty dhe nuk është emigrant në Kukës. E ndien dhimbjen për Kukësin, si ata atje. Nuk telekomandohet nga Tirana.

Priteni ditën e djelë me qetësi. E dinë Kuksianët kë do zgjedhin. Do e shohim kë do mbështesin banorët. Unë e mora fjalën për të thënë mos ja qani hallin socialistëve dhe banorëve të Kukësit, se keni çuar një konditat që premton se do ndaloj shpopullimi dhe do rikthej emigrantë nga Tirana në Kukës. Arben Halilaj është një qytetar që është me rrënjë dhe me degë nga Kukësi, kurse kandidati juaj është në Tirana. Mos na thoni të hënën na vodhët votën se e keni refren këtë..”, tha Manja.

Ndërsa Berisha i përgjigj menjëherë dhe i tha të zgjedhë vetë qelinë e burgut.

“Dua t’i them kriminelit elektoral Manja, që sot është në krye të Burgjeve, shko dhe zgjidh qelinë. Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale. Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë. Drejtësia vonon por nuk harron dhe ti do shkosh aty ku e meriton. Kaq kam. Tani bëji një shkresë Skapit që arrestojeni Sali Berishën. Mos harro”, tha Sali Berisha.”, tha Berisha.

Ditën e djeshme, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi njoftoi se nga 74 qendra votimi.

Skandali i Safet Gjicit që çoi në përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, do ti kushtojë buxhetit të shtetit 25 milionë lekë.

“Këto zgjedhje do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 457 496 lekë të cilat në fakt nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.”, tha ai.

sali berisha manja

Lini një Përgjigje