
Presidenti Bajram Begaj është takuar me Presidentin e SHBA, Joe Biden. Dy presidentët kanë realizuar një foto zyrtare, të shoqëruar edhe nga bashkëshortet e tyre.
Krahas Presidentit Biden, kreu i shtetit shqiptar shkruan se janë të bashkuar nga një aleancë vlerash.
“Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash”, shkroi presidenti.
Begaj ndodhet në New York në kuadër të Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin amerikan Joe Biden, gjatë vizitës së tij në SHBA. Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe ka "rrëmbyer" një foto me Biden.
Një foto të ngjashme postoi dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, çka tregon se në fund të punimeve të OKB, të gjithë kanë nxitur të kapin një foto me presidentin amerikan.
Në New York u mbajt këtë javë sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, fokusi i së cilës ishte lufta në Ukrainë.
Lini një Përgjigje