TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2023, 20:18

“Kundërshtoj, kundërshtoj”, Rama “përplaset” me Von der Leyen: Duhet të jesh gjerman që të mos të të thonë çfarë duhet të bësh

Shkruar nga Pamfleti

“Kundërshtoj, kundërshtoj”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka pasur një “përplasje” me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Von Der Leyen tha se duhet të vijohet me detyrat e shtëpisë dhe Rama u përgjigj duke shtuar se duhet të jesh në Gjermani që të të mos të thonë se çfarë duhet të bësh. Në këtë moment Von der Leyen shprehu kundërshtimin e saj duke thënë: Kundërshtoj, Kundërshtoj.

Megjithatë Rama vijoi fjalimin se kjo rrugë e jonë në BE vitin tjetër do të bëhet më e gjerë.

Rama: Duhet të jesh në Gjermani që të mos të të thonë se çfarë duhet të bësh

Von der Leyen: Kundërshtoj, kundërshtoj.

Rama: Duhet të shtyjmë, të shtyjmë. BE prodhon diçka që ti nuk e gjen askund që nuk e shpik që nuk e mëson në libra. Ku mund ta gjejmë shtetbërjen e institucioneve demokratike. Ky samit ka qenë historik edhe në këtë aspekt. Është një rrugë që do të jetë më i gjerë vitin tjetër. Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. E mësova ashpërsisht se që të dalësh në takim me BE-në, është të bësh detyrat për veten tënde për shtëpinë tënde.

 

Lini një Përgjigje