TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2024, 12:33

Kulluri i mbyll derën Bashës për bashkëpunim: Diku bën diplomatin, diku analistin

Shkruar nga Pamfleti

Kulluri i mbyll derën Bashës për bashkëpunim: Diku bën

Deputeti Edvin Kulluri, një prej themeluesve të forcës më të re politike "Djathtas 1912" ka treguar vijat e kuqe me partitë e tjera.

Ai thotë se janë të hapur për bashkëpunim, por sa i takon Lulzim Bashës shprehet se nuk ulen në diskutime me parti imagjinare.

Kulluri tha gjithashtu se Basha diku bën diplomatin në Këshillin e Europës, e diku analistin nëpër media.

Ai tregon se vetëm nëse Basha heq dorë nga përballja në gjykata për vulën e PD dhe krijon një parti, do ulen të diskutojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Bën diku diplomantin në Këshillin e Europës, diku analistin, kur të kenë një subjekt do ulemi të flasim ca na bashkon ca na ndan. Jo me parti imagjinare, nëse do e bëjnë parti dhe do heqin dorë nga qëndrimi jashtë dyerve të gjykatave, do bashkëpunojmë me këdo”, u shpreh deputeti.

Lini një Përgjigje